NJOFTIM për fermerët e Komunës së Dragashit
DragashPostuar: 18:57 / 17.03.2023
Komuna e Dragashit njofton se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot ka hapur periudhën e aplikimit për Pagesa Direkte/Subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, duke përfshirë digjitalizimin e sipërfaqes për të cilën aplikojnë (kulturat lavërtare, pemë, perime) dhe të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2023!
Afati për aplikim është deri më 28/03/2023.
Për mënyrën e aplikimit dhe çdo paqartësi ose informacion shtesë, mund të drejtoheni në Zyrën për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, thuhet në njoftimin e komunës.