Njoftim për zgjatje të orarit të punës në shërbimin për qytetarë në Komunën e Dragashit
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Dragashit, se me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë Kosovës, për shkak të fluksit të madh të veturave dhe rritjes së kërkesave për shërbime administrative komunale, kryetari i Komunës së Dragashit ka marrë vendim që nga data 15.07.2023 deri më datën 20.08.2023:
- Sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra e Pritjes të punojnë çdo ditë pune me palë nga ora 07:30 deri në ora 17:00, kurse gjatë ditëve të shtuna nga ora 09:00 deri në ora 13:00
- Sektori i Kadastrit të punojë çdo ditë pune me palë nga ora 07:30 deri në ora 17:00, kurse gjatë ditëve të shtuna nga ora 09:00 deri në ora 13:00
- Të gjithë oborret e shkollave të cilët kanë hapësira të mjaftueshme do të lejohen për shfrytëzim për parkingje pa pagesë nga bashkatdhetarët
- Nga data 15.07.2023 në ora 07:00 deri më datën 20.08.2023 në ora 24:00, do të jetë në funksion 24/7 Rruga Unazore e qytetit të Dragashit. Qarkullimi i veturave do të organizohet në rrugë njëkahore në qytezën e Dragashit, nëpër Rrugën Unazore e cila kalon nëpër fshatin Shajne dhe del në hyrje të Dragashit.
Komuna e Dragashit të gjithë bashkatdhetarëve u dëshiron pushime të këndshme në vendlindje!