Po vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Dragashit
Pasi e hapi takimin dhe përshëndeti të pranishmit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, prezantoi para të pranishmëve projekt-buxhetin dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026, si dhe theksoi disa nga projektet më të rëndësishme, siç janë projekti i Ujësjellësit dhe ai i Fabrikës së ujit, për të cilët planifikohet të ndahet një pjesë e madhe e buxhetit për vitin 2024. Ndërkaq, Qamil Kolloni, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, paraqiti listën preliminare të shpenzimeve kapitale të cilat janë paraparë që të bëhen për fshatrat përkatëse.
Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë edhe asambleistë nga Kuvendi Komunal. Procesverbali me komentet, kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.
https://kk.rks-gov.net/.../takimet-dhe-degjimet-publike.../