Po vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Dragashit

DragashPostuar: 00:16 / 23.08.2023

Takimin e hapi kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili u dëshiroi mirëseardhje të gjithëve dhe paraqiti në pika të shkurtra projekt-buxhetin për vitin 2024 dhe projektet kapitale që planifikohen të realizohen gjatë kësaj periudhe.

Qytetarët patën rastin që të paraqesin kërkesat dhe propozimet e veta në lidhje me ecurinë e projekteve dhe prioritetet për fshatrat e tyre.

Në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe anëtarë të Asamblesë Komunale nga fshatrat përkatëse. Procesverbali me kërkesat, propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet  e qytetarëve do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.

https://kk.rks-gov.net/.../takimet-dhe-degjimet-publike.../