Po vazhdon mbajtja e dëgjimeve buxhetore në Komunën e Dragashit

DragashPostuar: 16:38 / 22.08.2023

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, pas hapjes së takimit i falënderoi të gjithë të pranishmit për interesimin e treguar që të bëhen pjesë e planifikimit të buxhetit për vitin 2024, si dhe për nivelin e lartë të përfaqësimit gjinor në këtë dëgjim buxhetor. Më pas, Kryetari Xheladini i informoi pjesëmarrësit për projektet e rëndësishme kapitale që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm dhe për të cilat është planifikuar që të ndahet një pjesë e madhe e buxhetit për vitin 2024.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Qamil Kolloni, prezantoi Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe tha se Komuna e Dragashit me Zyrën për Barazi Gjinore është duke u angazhuar që t'i përmbushin të gjitha obligimet ligjore, sa i përket përfaqësimit gjinor gjatë planifikimit dhe ndarjes së buxhetit.

Ndërkaq, zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj, falënderoi Kryetarin Xheladini dhe qeverisjen lokale në Dragash për punën drejt ndryshimit të qasjes dhe rritjes së vetëdijesimit, duke theksuar se duhet të punohet për ta rritur edhe më tepër pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, punësim etj.

Të gjithë pjesëmarrësve iu shpërnda në formë të shtypur (në të dy gjuhët) Lista preliminare e Shpenzimeve Kapitale për vitin 2024-2026. Procesverbali për këtë dëgjim buxhetor do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.

https://kk.rks-gov.net/.../takimet-dhe-degjimet-publike.../