Pritet të vazhdojë asfaltimi i rrugës Restelicë-Kufiri i Republikës së Maqedonisë
DragashPostuar: 14:28 / 09.03.2023
Sot, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës Kryetari Bexhet Xheladini së bashku me zv.Ministrin Hysen Durmishi nënshkruan memorandumin e bashkëfinancimit të pjesës së mbetur të asfaltimit të rrugës Restelicë-Kufiri Republikës së Maqedonisë.
Vlera e projektit është 210.000 EURO, ku komuna e Dragashit do të participon me 10.000 EURO.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Drejtori i Urbanizmit dhe shefi i zyrës së Komuniteteve.