Takohet Kryetarit i Dragashit me kapiten e ri i cili do ta udhëheqë Njësinë e LMT-së të KFOR-it Turk në Dragash
Kapiten Ugur Kaya e falënderoi Kryetarin Xheladini për bashkëpunim, duke e cilësuar atë si politikanin dhe kryetarin më të mirë që ka takuar deri tash. Ai në emër të stafit të tij i dëshiroi Kryetarit Xheladini suksese në punë dhe thellim të bashkëpunimit me KFOR-in Turk në Dragash.
Nga ana tjetër, Kryetari Xheladini u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me punën e kapitenit Ugur Kaya dhe Njësisë që e ka udhëhequr ai, duke i dëshiruar rrugë të mbarë në vendlindjen e tij.
Kryetari Xheladini i uroi mirëseardhje kapitenit Hikmet Şevke. Ai e prezantoi me një historik të shkurtër të Komunës së Dragashit dhe i premtoi se do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me shtetin mik të Turqisë dhe Njësinë e LMT-së të KFOR-it Turk në komunën tonë.