Diskutohet ndryshim – plotësimi i Rregullores për Taksa për vitin 2024 në Komunën e Ferizajt
Në këtë konsultim publik, kanë marrë pjesë anëtarë të kuvendit të komunës, ndërsa hapjen e takimit e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani.
Ai ka thënë se ndryshimi në këtë rregullore ka të bëjë me çmimin për çerdhen publike ku ka paraqitur edhe ndryshimet që janë parapare.
“ Ndryshimet janë paraparë këto:
- Tarifa mujore për një fëmijë në çerdhe: për dy prindërit në punë100 €,
- tarifa mujore për një fëmijë në çerdhe: për një prind në punë 80 €,
- dy fëmijë (dy prindërit në punë): njëri tarifën e plotë, i dyti 20% më pak 180 €,
- dy fëmijë (njëri prind në punë): njëri tarifën e plotë, i dyti 30% më pak 170€
- tre fëmijë (dy prindërit në punë): njëri tarifën e plotë, i dyti 70%, i treti 50% të vlerës 220€
- tre fëmijë (njëri prind në punë): njëri tarifën e plotë, i dyti 50%, i treti 30% të vlerës 180 €
- fëmijët e veteranëve të luftës(vetëm nëse veterani është prind) 0 €”, ka thënë drejtori Llabjani.
Ai ka thënë se ngritja e çmimit në çerdhe vjen me vet faktin se gjatë viteve të fundit ka pasur ngritje enorme në produktet ushqimore, por edhe të higjienës dhe me një çmim të ulët nuk mund të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e fëmijëve në këtë kopsht.
E disa nga anëtaret e pranishëm në këtë konsultim publik, kanë pasur vërejtjet e tyre në lidhje me ngritjen e çmimeve. Pati edhe nga ata që thanë se çmimi të ngritët vetëm për 20 për qind.
Plotësim-ndryshimi i kësaj rregullore do të jetë në konsultim publik deri me 12 janar të vitit 2024. Vërejtjet dhe sugjerimet qytetarët mund t’i përcjellin edhe përmes emailave: afrim.llabjani@rks-gov.net, Sebahate.sadiku@rks-gov.net, Shyhrete.topalli@rks-gov.net si dhe në info.ferizaj@rks-gov.net