Diskutohet për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

FerizajPostuar: 13:55 / 13.05.2024

Në hapjen e këtij konsultimi ka marre pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, Dr. Nadire Imeri drejtore e QKMF-së  si dhe zv.drejtori Afrim Abazi.

Në hapjen e këtij konsultimi publik drejtori Dr. Kemajl Emini ka thënë se ky konsultim publik po mbahet për herë të dytë për statutin e QKMF-së.

E nga ana tjetër Dr. Nadire Imeri, ka thënë se shumica e komunave në Kosovë, veç se e kanë aprovuar një statut të tillë dhe po funksionojnë.

Të pranishmit në këtë konsultim publik ka dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre ne lidhje me këtë statut.

Ky dokument do të jetë në konsultim me publikun deri me 4 qershor.