Diskutohet për situatën e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt
FerizajPostuar: 15:17 / 01.11.2023
Anëtarët e këtij këshilli, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i ka njoftuar në lidhje me të gjitha proceset dhe diskutimet që janë bërë me këshillin grevist të KRM “Pastërtia”.
Nga ky takim doli rekomandimi që Komuna të shqyrtojë të gjitha mundësitë e përkrahjes për një qëndrueshmëri afatgjatë të kompanisë.
Nënkryetari Aliu, ka thënë se bordi i KRM “Pastërtia” , gjatë ditës së sotme do të mbajë edhe një mbledhje dhe do të dalin edhe rekomandimet e nevojshme për këtë grevë.