Diskutohet procesi i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Ferizajt

FerizajPostuar: 14:47 / 05.09.2023

Në hapjen e kësaj punëtorie, Afrim Nesreti nga OSBE, ka thënë se kjo punëtori është e një rëndësi shumë të madhe me vet faktin që po diskutohet për llogaridhënien në planifikimin financiar komunal, shpenzimet dhe mbikëqyrjen e komunës.

Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, anëtarët e Komitetit për Komunitete ,anëtarë të kuvendit të komunës.

Për sfidat e buxhetit komunal për vitin 2024 ka folur nënkryetari Lulzim Aliu, por edhe drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, të cilët kanë sqaruar në mënyrë të detajuar gjithë procesin e dëgjimeve buxhetore, por edhe kërkesat të cila janë shqyrtuar dhe janë inkorporuar në buxhetin e vitit 2024.

Anëtarët e Komitetit për Komunitete gjatë këtij takimi, kanë parashtruar edhe një varg kërkesash të cilat pritet të hyn në buxhetin e vitit 2024.