Diskutohet projekt-buxheti i vitit 2024 nga ana e Kuvendit të Komunës së Ferizajt
Në hapjen e këtij konsultimi kryesuesi Zariqi, ka thënë se organizimi i këtij konsultimi është obligim ligjor, pas dorëzimit të buxhetit nga ana e ekzekutivit të komunës.
Ndërsa drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se buxheti për vitin 2024, kap shumën 41, 184,014.00 euro, ndërsa në kategorinë paga dhe mëditja janë paraparë 20,332,804.00 euro, në kategorinë mallra dhe shërbime 8,000,000.00, shpenzime komunale 564,014.00, subvencione 950,000.00 euro, si dhe shpenzimet kapitale 11,337,169.00.
Ajo ka thënë se vlera e investimeve kapitale është më e vogla që nga vitit 2017, por pavarësisht kësaj në buxhetin e vitit të ardhshëm janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt.
Në këtë takim konsultativ kanë marrë pjesë një numër simbolik i qytetarëve, ku kanë paraqitur disa kërkesa që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturë.
Buxheti i vitit 2024 pritet të miratohet në Kuvendin e Komunës në fund të këtij muaji.