Diskutohet situata e sigurisë në Komunën e Ferizajt
FerizajPostuar: 14:55 / 27.10.2023
Në këtë mbledhje të këtij këshilli janë diskutuar edhe çështje të tjera më rëndësi, njëra ndër to ishte edhe greva e punonjësve të KRM “Pastërtia”, por edhe situata e sigurisë në shkollat e qytetit, rastet e dhunës në familje.
Përfaqësuesit e bashkësive fetare që përfaqësohen në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësisë, kanë kërkuar nga Komuna e Ferizajt, që të bëhet edhe pastrimi i varrezave në qytet, por edhe në fshatin Neredime.
U vendos që mbledhja e radhës së KKSB-së të mbahet me datën 6 nëntor, në mënyrë që të formohet grupi punës për hartimin e planit vjetor të këtij këshilli shumë të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt.