Është hapur Panairi i Punës në Ferizaj
Në këtë panair janë përfaqësuar kompani të ndryshme nga Ferizaj, të cilat ofronin vende të lira të punës për të rinjtë ferizajas.
Në hapjen e panairit, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, është shprehur tejet i lumtur me prezencën e kompanive në këtë panair, duke thënë se ky është një reflektimi i një iniciative shumë të mirë që ka ndërmarrë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.
E nga ana tjetër, Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, ka thënë se është kënaqësi shumë e veçantë që ishin pjesë e këtij organizimi. Ai ka thënë se po mundohen që të bëjnë më të mirën me bizneset e rajonit të Ferizajt.
Të pranishmëve me një fjalë rasti në këtë panair ju është drejtuar edhe Arjeta Vula-Pozhegu-drejtore e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, si dhe Kumrije Kelmendi-Aliu, këshilltari nga Gizi-gjerman.
Ndërsa Naim Gashi-drejtor i Qendrës Rajonale të Punësimit në Ferizaj, ka njoftuar të pranishmit më të gjitha mundësitë që ofron kjo qendre për punësimin e të rinjve.