Është mbajtur kampionati mbarëkombëtarë individual i Pingpongut
Në këtë garë kanë marrë pjesë me 150 pjesëmarrës, ndërsa të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i ka përshëndetur drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale DR. Kemajl Emini. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, ndërsa ka folur edhe për rëndësinë e kampionatit mbarëkombëtare individual të pingpongut Kosovë-Shqipëri.
Ceremoninë e hapjes së këtij kampionati e bëri kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri i cili i informoi të pranishmit për aktivitetin që kanë organizuar së bashku këto dy federata, si dhe për aktivitetet e radhës. Tutje të pranishmit i përshëndeti, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Shqipërisë, Tonin Binoshaj, si dhe përfaqësuesi nga MKRS Agron Gashi.
Në fund të këtij kampionati Samanda Agolli dhe Kreshnik Mahmuti u shpallën kampion të kampionatit të parë individual Kosovë-Shqipëri.