Filloi ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së në Ferizaj
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Filloi ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së investim 2,5 milionësh
Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët që vunë themelet e shëndetësisë ferizajase, vumë sot gurthemelin e një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Falënderim Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti.
Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas!