Gjimnazi i vjetër në Ferizaj shndërrohet në shkollë arti

FerizajPostuar: 19:25 / 22.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Shkolla e parë shqipe në Ferizaj "Ismail Qemali"- ish Gjimnazi i vjetër, pas restaurimit nga MKRS me vendimin e Komunës, do të mbetet në destinimin e saj fillestar, pra institucion shkollor duke nisur procedurat për ta kaluar shkollën e arteve në Ferizaj në këtë objekt, dakordim që arritëm sot në takimin me U.D Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS, Xheladin Krasniqi dhe këshilltaren Nora Arapi Krasniqi, ku diskutuam gjithashtu edhe për zgjidhjen afatgjate për objektin e QRTK-së në Ferizaj e projektet tjera restauruese të objekteve të trashëgimisë kulturore në Ferizaj.