Gratë asambleiste të Komunës së Ferizajt shkëmbejnë përvojat e tyre tek gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

FerizajPostuar: 15:56 / 06.11.2023

Mimoza Sojeva-Pajaziti- kryetare e grupit të grave në Ferizaj, është shprehur se takimet e këtij lloji kanë një rëndësi shumë të madhe për gratë e komunitetit, pse sipas saj ky lloj komunikimi dhe bashkëpunimi i ndihmon në përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e komunitetit.

E nga ana tjetër Gyltene Osmani nga kjo organizatë, ka falënderuar grupin e grave për këtë takim, duke thënë se ishte një takim shumë i frytshëm, sepse gratë janë njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me funksionimin dhe rolin e anëtareve të Kuvendit të Komunës.

Në fund të këtij takimi grupi i grave tha se do të bëjnë përpjeke maksimale që t’ju dalin në ndihme grave të komuniteteve pakicë në realizimin e projekteve te veçanta.