Hapet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:05 / 04.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Hapi dyert Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj unike në llojin e vet, mundësi e jashtëzakonshme për potencialin e të rinjve në teknologjinë informative që të marrin dijet, shpalosin idetë e rrënjosin kulturën e aftësitë në lëminë e inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke e shumëfishuar vlerat në tregun e gjerë të mundësive.

Faleminderit partnerëve prirë Zyra e Këshillit të Evropës, USAID, GIZ, Suiss Contact e Caritas-i Zviceran që mbështetën këtë vizion i cili do të implementohet nga Flutura Academy, për t'i dhënë këtë mundësi të rinjve ferizajas e më gjerë.