Instituti KLGI organizoi takimin e radhës informues me Organizatat e Shoqërisë Civile në Ferizaj
Ky projekt synon konsolidimin e OShC-ve në nivel lokal, për të shërbyer si ndër-lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave, rritjen e kontributit profesional, nxitjen e iniciativave rajonale si dhe promovimin e proceseve integruese evropiane. Projekti, po ashtu, synon që të përmirësojë bashkëpunimin mes grupeve përfaqësuese, komunave dhe komuniteteve lokale.
Gjatë takimit informues/konsultativ u paraqit harta e procesit, përfshirë: trajnimet e OShC-ve; përfshirjen në procesin e bashkë-krijimit si dhe kontributin direkt me grupet e nën-përfaqësuara në politikat lokale.
Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva në partneritet me IDM Albania dhe Center for Research and Policy Making dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
#SMARTBalkansProject #SMARTBalkans #IDM