Komiteti për Politikë dhe Financa diskuton raportet e punës së kompanive publike të Ferizajt
FerizajPostuar: 11:56 / 26.10.2023
Në këtë mbledhje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxhëreve.
Për këtë pikë të rendit të ditës, kanë diskutuar disa nga anëtarët e KPF-së, ndërsa me vota uanime u vendos që kjo pikë të diskutohet ne mbledhjen e KK-së.
Po ashtu në këtë mbledhje u morë vendim që raportet e kompanive publike të Ferizajt, të diskutohen në kuvend.
Mbledhja e KK-së do të mbahet me datën 30 tetor duke filluar nga ora 10:00.