Komuna e Ferizajt dhe Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
FerizajPostuar: 15:02 / 18.09.2023
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por është bërë nënshkrimi edhe i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Ferizaj dhe Odës Ekonomike të Kosovës për funksionalizimin e Qendrës së Trajnimeve në Greme dhe shndërrimin e saj në Qendër Rajonale Ballkanike për trajnime dhe certifikime ndërkombëtare.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është marrja në shfrytëzim e objektit, përfshirë hapësirave brenda dhe jashtë objektit si dhe parkingjet e Qendrës së Trajnimeve në fshatin Greme.
Komuna e Ferizajt, pritet të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me Odën Ekonomike të Kosovës.