Kryetari Aliu bëri homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj

FerizajPostuar: 17:39 / 28.11.2023

“Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, edhe në këtë ditë lavdie e krenarie, 28 Nëntorin e shqiptarëve, kujtojmë e përkulemi, sa të jetë jeta, për sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri, në çdo etapë të historisë sonë kombëtare!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime 28 Nëntori!
Urime festat e lavdisë e krenarisë kombëtare!” – ka shkruar kryetari Aliu në facebook.