Kryetari Aliu ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku
FerizajPostuar: 17:54 / 20.02.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
“Zbatimi i Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe qasja në dokumente publike, ishin temat e takimit që patëm sot me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku me bashkëpunëtore, ku diskutuam mbi sfidat në këtë drejtim, si dhe bashkëpunimin për të avancuar këto komponente të rëndësishme të qeverisjes lokale.”