Kryetari Aliu mirëpriti në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog
FerizajPostuar: 18:16 / 17.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Mirëpritëm sot në Ferizaj Ambasadorin e BE-së në Kosovë Shkëlqësinë e Tij, Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë, ku diskutuam mbi tema të ndryshme të jetës ekonomike, sociale e politike të vendit, nismat ligjore, barazinë gjinore, bashkëpunimin e dy niveleve të qeverisjes e ku gjithashtu falënderova Shkëlqësinë e Tij, për mbështetjen e shumanshme të dhënë nga Bashkimi Evropian, për projekte të ndryshme të cilat Ferizajt i sollën investime me vlerë për edukimin, masat për efiçiencën e energjisë dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore - konkurruese sipas modelin evropian për nevojat e tregut.