Kryetari Aliu nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e objektit të QMF-së në Prelez të Muhaxherëve

FerizajPostuar: 18:52 / 06.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Në Prelez të Muhaxherëve do të ngritet objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare si rrjedhojë e marrëveshjes që nënshkruam sot me shoqatën "Qëndresa Kosovare" ku synimet tona janë që në qershor 2024, ky objekt të jetë gati për t'i ofruar shërbime shëndetësore qytetarëve.