Kryetari Aliu po qëndron në vizitë zyrtare në Lozanë të Zvicrës

FerizajPostuar: 11:39 / 16.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

E veçantë dhe e rrallë mikpritja e kreut institucional në Lozanë të Zvicrës, prirë nga Kryetari i Lozanës, z. Grégoire Junod, me të cilin në drekën e punës që patëm, diskutuam për praktikat e avancuara të zhvillimit të sportit, bashkëpunimin kulturor në veçanti vazhdimin e bashkëpunimit të lidhur një dekadë më parë në fushën e bibliotekave, praktikat e qeverisjes lokale në fushën e barazisë gjinore me të cilat hapëm perspektivën e mundësive për bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen e afërt mes dy qendrave tona, Ferizajt e Lozanës.