Kryetari Aliu priti në takim ekipe të KFOR-it Amerikan

FerizajPostuar: 17:36 / 20.02.2024

Lidhur me këtë takim, kryetari Aliu, ka shkruar:

“Mirëprita në zyrën time sot, ekipet e ngushta të KFOR-it amerikan, ekipi në ardhje dhe ata që shërbyen deri më tani, në përbërje të Komandantit të LMT-së në Ferizaj, Joseph Mabry bashkë me Nënkolonelin John Melendez zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-lindje, si dhe ekipin në ardhje me komandantin e ri të LMT-së, Toger Douglas Richardson si dhe Nënkolonelin Robert Morris, Zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-lindje, rreshterin e klasit të parë Dustin Moore dhe bashkëpunëtorë ku shpreha falënderimin tonë për angazhimin e tyre si dhe mirëseardhjen për ekipin e ri, ku do të vazhdoj bashkëpunimi ynë për sigurinë e gjithë qytetarëve.”