Kryetari Aliu priti në takim zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale Lindje - Nënkolonelin e KFOR-it amerikan, John Melendez

FerizajPostuar: 14:56 / 19.12.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Kënaqësi e veçantë të pres në zyrën time zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale Lindje - Nënkolonelin e KFOR-it amerikan, John Melendez si dhe komandantin e LMT-së në Ferizaj, Toger Joseph Mabry, me të cilin ndamë çaste bashkëbisede mbi situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimet tona si dhe bilancin e punëve të realizuara më 2023 e ato të planifikuara më 2024.