Kuvendi Komunal i Ferizajt mbajti mbledhjen e rregullt
Në këtë mbledhje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxhëreve, ku me shumicë votash ky vendim edhe u miratua.
Në këtë mbledhje gjerë e gjatë janë diskutuar edhe raportet vjetore të punës së kompanive publike të Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje është bërë edhe formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit, si dhe është bërë edhe propozim-vendimi për plotësim ndryshimin e vendimi nr.01.Nr.69 të datës 31.03.2022 përmes të cilët është marr vendimi për formimin e komisionit për futjen e emrave të rrugëve në sistemin ARIS, ku ish zyrtari Jeton Hoxha do të zëvendësohet me zyrtarin tjetër Argjend Osmani.