Largohen shtatë deponi ilegale të mbeturinave në Komunën e Ferizajt
Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në fshatrat si Mirosale, Sojeve, Gërlicë.
Sipas zyrtarëve deri më tani janë larguar dy deponi të mëdha me mbeturina të ngurta, 4 deponi të mesme, deponi të përziera dhe një deponi e vogël.
Zyrtarët e DSHPE-së në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal janë në mbikëqyrje të situatës, duke u angazhuar për identifikimin e ndotësve, gjersa të njëjtën do të procedohen me gjobë për ndotjen e mjedisit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë bashkë me KRM “Pastërtia” ripërsërisin apelin që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave, gjersa rikujtojnë se për mbeturinat e ngurta, është e përcaktuar zona përkatëse në fshatin Dremjak.
Aksioni do të vazhdojë edhe javën e ardhshme për heqjen e këtyre deponive, nëpër lokacione të ndryshme si në qytet, por edhe në fshatra.