Me 1 dhjetor fillon procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave të Ferizajt

FerizajPostuar: 15:24 / 17.11.2023

Në këtë takim nënkryetari Aliu, ka theksuar se ky është një proces shumë i rëndësishëm i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave, ndërsa ka theksuar se bashkë me komisionin do të punojnë shumë që ky proces të përfundojë sa më parë.

Komisioni është i përbërë prej shtatë anëtarëve, ku 4 anëtarë janë nga Kuvendi i Komunës të përfaqësuar nga subjektet të ndryshme politike, një  anëtar nga ekzekutivi, një nga shoqëria civile dhe një përfaqësues nga fshati, vendbanimi apo lagjja urbane nga lokaliteti ku bëhet zgjedhja e këshillit lokal.