Ndahen 30 laptopë për Shkollat fillore "Jeronim de Rada" dhe "Vezir Jashari" në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:18 / 30.01.2024

Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit të hershëm të Komunës së Ferizajt me Këshillin e Evropës, respektivisht programit ROMACTED, program që njëkohësisht ka për qëllim përfshirjen dhe avancimin e komunitetit në shoqëri.

Projekti ka qenë i ndarë në dy faza, në fazën e parë ka përfshirë aktivitete direkte në komunitet, përfshirë braktisjen e arsimit, trajtimin e pasojave post-covid dhe kancerin e gjirit, projekt i udhëhequr nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj.

Të dy institucionet zotohen se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përmes planeve dhe ideve të reja.