Në Ferizaj mbahet konsultimi publik për Projekt-Rregulloren e Brendshme për Menaxhimin e Pasurisë Jofinanciare
Ajo ka thënë se qëllimi i kësaj rregulle, është plotësimi dhe zbatimi i kontrollit të brendshëm në organizatën buxhetore përmes të cilit mundësohet evidentimi, regjistrimi dhe zotërimi i listës se pasurisë jo financiare të organizatës buxhetore.
“Objektivi i Organizatës Buxhetore është mbajtja e një regjistri të plotë të pasurisë publike të cilën e ka në përgjegjësi dhe të kujdeset për mirëmbajtjen, ruajtjen nga dëmtimi, humbjen etj. Ndërsa llojet e pasurisë jo-financiare janë; Pasuria kapitale, mbi 1,000euro regjistrohet në SIMFK si dhe Pasuria jo-kapitale, nën 1,000euro regjistrohet në sistemin E-pasuria”, është shprehur drejtorja Sadiku.
Në këtë konsultim publik kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Kuvendit të Komunës, por edhe zyrtarë komunal të cilët u interesuan në lidhje me këtë rregullore të menaxhimit të pasurisë jo financiare.
Vërejtjet dhe komentet, mund të dërgohen deri me datën 3 janar 2024 në këtë email adresa: Shyhrete.topalli@rks-gov.net, Sebahate.sadiku@rks-gov.net, si dhe info.ferizaj@rks-gov.net.