Në Ferizaj mbahet marsh sensibilizues kundër kancerit të gjirit me moton "Zbulimi i hershëm, mbijetesë"
Ky marsh është mbajtur me moton “Zbulimi i hershëm, mbijetesë”.
Ky organizim është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ndërkaq kontribut te veçantë në realizimin e këtij aktiviteti ka dhënë edhe grupi i grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka thënë se këto marshe po mbahen me të vetmin qëllim që të bëhet një ndërgjegjësim sa më i madh tek gratë.
Mimoza Sojeva-Pajaziti kryesuese e grupit të grave të Kuvendit të Komunës ka kërkuar që të gjitha gratë të kenë ma shumë kontrolla në mënyre që të shpëtohen sa më shumë jetë. Ajo po ashtu ka kërkuar që pacientët e prekur me kancer në gji, të përkrahen më shumë nga institucionet shtetërore.
E nga ana tjetër drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri, ka folur për procedurat e mamografisë, por edhe për terminet e mundshme që mund të bëjnë gratë.
Ndryshe Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit.