Në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Farmacistëve
Të pranishmëve mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë me fjalë rasti i'u drejtuan nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, Dr. Kemajl Emini - Drejtor i DSHMS-së dhe Dr. Nadire Ymeri - Drejtoreshë e QKMF-së.
Ndërsa materialin mbi rrjedhat dhe zhvillimin e farmacisë në Ferizaj e prezantoi Elinë Lubishtani, përgjegjëse e barnatores qendrore.
Vlen të theksohet se kremtimi i kësaj dite daton që nga viti 2009, ndërsa në QKMF-Ferizaj u shënua për herë të parë, në vazhdën e aktiviteteve për kremtimin e 150 vjetorit të Ferizajt.
Lënda e përzgjedhur për shënimin e Ditës Botërore të Farmacistëve për 2023 është “Farmacia forcon sistemet shëndetësore”. Kjo temë thekson se sa e rëndësishme është që farmacistët të mbështesin dhe përmirësojnë sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.