Nënshkruhet aneksi i marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në rrugën "Rexhep Bislimi" në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:13 / 28.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ku bashkë me drejtorin e arsimit, Afrim Llabjani, u pritëm nga Ministrja znj. Arbërie Nagavci, për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes së mirëkuptimit për projektin e vitit 2020, për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në rrugën "Rexhep Bislimi" (Tek Eurogoma) institucion ky parashkollor që do të ndikoj ndjeshëm në përfshirjen e fëmijëve në sistemin parashkollor.