Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj
FerizajPostuar: 11:20 / 19.10.2023
Komuna e Ferizajt në këtë projekt ka kontribuar me ndarjen e parcelës, hartimin e planit specifik, infrastrukturën e nevojshme, gjersa financimi do të bëhet nga mërgata, përbërë nga 18 anëtarë të Këshillit Inicues, prirë nga bashkatdhetari Bujar Neziri.
Të rëndësisë së veçantë e vlerësuan këtë projekt si Nënkryetari Lulzim Aliu ashtu edhe koordinatori nga mërgata Bujar Neziri, gjersa i gëzuar me këtë nismë është edhe Enver Kosumi drejtor në Handikos në Ferizaj i cili tha se ky objekt do të shërbej jo vetëm për nevojat e organizatës që drejton, por do të jetë një strehë e hapësirë për të gjitha grupet shoqërore të fushës së aftësisë së kufizuar.