Nis transformimi i një prej arterieve kryesore rrugore të qytetit të Ferizajt

FerizajPostuar: 19:32 / 20.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet është një nga fokuset e punës sonë e ku sot nisëm punimet për transformimin tërësor të një nga arterieve kryesore rrugore të qytetit, rrugëve "Zenel Hajdini" dhe "Behxhet Sojeva" me trotuare të reja, ndriçim të ri publik, duke lidhur përmes tyre qendrën e qytetit nga rruga "12 Qershori" në rrugën "Naim Beka", për tu kthyer së shpejti kjo zonë me infrastrukturën më moderne e model për qendrën e qytetit.