Plani zhvillimor komunal peng i gabimeve të pushtetit

FerizajPostuar: 09:22 / 16.02.2018

Sipas zyrtarëve komunalë, ky dokument nuk përputhet me gjendjen faktike dhe me projektin e përgatitur në CD, derisa në disa lokacione parashihen projekte të ndryshme, të cilat nuk mund të realizohen për shkak të gabimeve teknike, shkruan sot Koha Ditore.

Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit i Ferizajt, ka thënë se pas vendimit të KK-së për rishqyrtim të PZHK-së në fund të muajit të kaluar, dokumentin ia kanë dërguar për legjitimim MMPH-së, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.