Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal pritet të bëhet shumë shpejtë në Komunën e Ferizajt
Hapjen e këtij konsultimi publik e ka bërë drejtori i kësaj drejtori Balton Dërguti i cili ka folur për rëndësinë e kësaj strategjie. Sipas tij kjo strategji ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik lokale, dhe po bëhet pas një periudhe të gjatë kohore në Komunën e Ferizajt.
“Strategjia e Zhvillimit Ekonomik paraqet një dokument strategjik të bazuar në planin e veprimit, që ka për synim hartimin dhe koordinimin e politikave për zhvillim Ekonomik për periudhën kohore 2024-2034.
Ky dokument përcakton mënyrën se si të bëhet realitet vizioni për komunën e Ferizaj me qeverisje efikase, arsim cilësor, mjedis të pastër, shëndet dhe mirëqenie sociale, mjedis të përshtatshëm biznesi dhe bujqësi të zhvilluar në mënyrë që të rritet cilësia e jetës. Strategjia mbështet ngritjen e kapaciteteve qeverisëse, duke përmirësuar zbatimin e ligjit, duke krijuar klimë partneriteti me bizneset, mundësi për aktivitete rinore dhe hapësirë për grupet e margjinalizuara, shoqërinë civile dhe qytetarët, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e qeverisjes vendore”, ka thënë drejtori Dërguti.
Kjo strategji ka këto objektiva: Arsimin, Infrastrukturën, Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Zhvillimin Ekonomik, Bujqësinë, Turizmin dhe Trashëgimin kulturore.
Ndërsa pjesëmarrësit në këtë konsultim publik, kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre, lidhur me këtë strategji.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik deri me 11.10.2023.