Nënshkruhet marrëveshje për ofrimin e shërbimeve për të rinjtë ferizajas për përgatitje për tregun e punës
FerizajPostuar: 15:41 / 25.10.2023
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me Alfred Pjetrin nga kjo organizatë.
Përmes kësaj marrëveshje parashihet që Komuna e Ferizajt do të ofrojë mbështetje profesionale, përmes resurseve njerëzore (zyrtarët komunal) në mbështetje të realizimit të këtij projekti. Pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe drejtoritë të tjera, të cilat do të mundësojnë qasjen në shkolla dhe institucionet tjera të tjera, ku të rinjtë do të informohen për shërbimet që ofron Caritas Kosova në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.