Apel nga Komuna e Fushë Kosovës për ruajtjen e ambientit

Fushë KosovëPostuar: 11:22 / 19.05.2023

Komuna e Fushë Kosovës, ka vendosur shenjat e ndaluara  që e bëjnë të qartë se mbeturinat nuk duhet të hedhin aty ku nuk e kanë vendin.

Ekipet përgjegjëse të Komunës janë në vazhdimësi në terren duke punuar me gjitha kapacitet, në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike, duke bërë pastrimin e mbeturinave të hudhura në mënyrë të paligjshme dhe në hapësira të ndaluara.

Bashkë mund të përkujdesemi për një ambient më të pastër!