Dëmtim dhe kyçje ilegale të ndriçimit publik në Fushë Kosovë
Fushë KosovëPostuar: 15:53 / 13.07.2017
Fjala është për dëmtim dhe kyçje ilegale të një pjese të ndriçimit në rr.Hajrullah Zymi në Fushë-Kosovë nga disa persona të paautorizuar.
Siç iu kemi njoftuar, Komuna e Fushë-Kosovës është duke punuar në projektin e Ndriçimit Publik, dhe se, përmes faqes zyrtare, keni qenë të informuar për të gjitha punët dhe të arriturat e këtij projekti që janë duke u realizuar.
Prandaj, lusim qytetarët që mos të veprojnë në mënyrë ilegale në kyçje apo dëmtim të shtyllave të ndriçimit, e po ashtu, të na njoftojnë për raste tjera të ngjashme, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë efektiv.
/InfoKomuna/