Disa rrugë në Fushë Kosovë pritet të bëhen njëkahore
Fushë KosovëPostuar: 16:01 / 27.07.2023
Njoftimi i plotë nga Komuna e Fushë Kosovës:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës, ju njoftojmë se në vazhdimësi të zbatimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, nga incizimet në teren nga inxhinierë profesional për riorganizim të fluksit të trafikut në pjesën jugore të qytetit janë caktuar këto rrugë me të cilat do të bëhet shndërrimi i rrugëve me qarkullim njëkahor:
Kahja e qarkullimit për lëvizje në rrugët “Lulzim Osmani”, “Shkolla Shqipe” dhe “Kadri Minushi” do të jetë në drejtim të rrugës nacionale N9, ndërsa rrugët “Vëllezërit Majanci”, “Silifke” dhe “Shukrie Obërtinca” kahjen e qarkullimit për lëvizje do ta kenë në drejtim të rrugës “Tahir Zemaj”.