Është mbajtur Dëgjimi i Dytë Publik për Planifikimin e Buxhetit 2024-2026 në Komunën e Fushë Kosovës
Fushë KosovëPostuar: 00:14 / 22.07.2023
Në këtë dëgjim, merrnin pjesë, Drejtori për Infrastrukturë njëherit edhe Zyrtarë i Planifikimit të Buxhetit Bardhyl Kojçiçi, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Ali Ismaili, Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ekrem Berjani, këshilltarë komunal, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Të pranishmit, gjatë debatit për projeksionet buxhetore për vitet 2024-2026, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimet kapitale.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2024 është 16,285,500.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 4,649,000.00 euro.
Ky është dëgjimi i dytë publik me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar për Planifikimin e Buxhetit.