Filloi renovimi i jashtëm i QKMF “Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë
“Faza e dytë e renovimit është përqendruar në pjesën e jashtme të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kjo përfshin përmirësimin e infrastrukturës së ndërtesës, përmirësimin e vendosjes së mjeteve të shëndetësisë, dhe kujdesin për një ambient më mirë të strukturuar për pacientët.
Projekti i renovimit është një shembull i përbashkët të përkushtimit të komunës sonë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të shkëlqyera dhe për të siguruar që mjekësia familjare të jetë ajo që duhet të jetë: më afër dhe më e qasshme për komunitetin tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me pasion dhe vendosmëri për të krijuar një mjedis të përmirësuar shëndetësor për të gjithë ne, qytetarët e Komunës sonë të dashur.
Ju ftoj të ndiqni zhvillimet e projektit të renovimit dhe të na mbështesni në përpjekjet tona për të ndihmuar komunitetin tonë të ketë një jetë më të shëndetshme e të lumtur!” – thuhet në njoftimin e kësaj komune.