Fillon zbatimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 13:25 / 23.05.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Fushë Kosovës:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës,

Ju njoftojmë se ka filluar zbatimi i Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban.


Pasi që për banorët e qytetit tonë një ndër problematikat më të mëdha janë parkingjet, me riorganizim të fluksit të trafikut shndërrimin e rrugëve me qarkullim njëkahor do të krijohen kushte për organizimin e parkingjeve përgjatë rrugës.


Sipas incizimeve në teren nga inxhinierë profesional janë caktuar këto rrugë me të cilat do të fillojë testimi i rrugëve njëkahore:
Rrugët: “Nora Kelmendi”, “Theranda”, “Xhemajl Mustafa”, “Kuvendi i Lezhës”, “Çamëria” dhe një pjesë e rrugës “17 Shkurti”.