Hapet Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Fushë Kosovë
Fushë KosovëPostuar: 16:29 / 04.07.2023
Komuna e Fushë Kosovës ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm që Gjykata Themelore e Prishtinës, ta ketë Degën e saj në Fushë Kosovë, e që do të jetë një hapë i rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së qytetarëve ndaj shërbimeve gjyqësore.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha në fjalën e tij përshëndetëse tha se ka qenë e domosdoshme dhe shumë e nevojshme që Komuna jonë ta ketë Gjykatën, prandaj kemi dhënë përkrahje për funksionalizimin e punës së saj me qëllim të ofrimit të shërbimeve të shpejta dhe cilësore për qytetarët e Komunës tonë.