Hapet Fushata Vetëdijesuese për Parandalimin e Trafikimit me Njerëz në Komunën e Fushë Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 19:29 / 18.10.2023

Fushata fillon nga data 18 tetor 2023 dhe do të zgjas një muaj.

Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë. Gjatë kësaj periudhe do të realizohen aktivitete në parandalimin e trafikimit me njerëz.

Mesazhi i fushatës është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!“

Slogani i fushatës është: “MOS HESHT”

Fushata organizohet nga Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.